LEX | Endrit Nika sillet para trupit gjykues – Rikthehet në gjykatore

0%

Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, është sjellë sot, më , para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është paraparë të vazhdojë procesi i rigjykimit ndaj tij. Nika po përballet sërish me drejtësinë pasi Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin ai ishte dënuar me 18 vjet burgim më .

Gjykata e Apelit kishte konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe kishte vendosur që çështja të kthehej në rigjykim, duke kërkuar edhe dëgjimin e dëshmitarëve shtesë. Çfarë thotë aktakuza?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më , në hotelin “Sonoma” në Fushë-Kosovë, Endrit Nika dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me partneren e tij, Maria Clara Urdangaray, fillimisht e kishte goditur dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria pretendon se përleshja kishte vazhduar edhe brenda dhomës së hotelit, ku i akuzuari dyshohet se e kishte goditur dhe shtyrë viktimën drejt një qosheje të dhomës. Sipas organit të akuzës, si pasojë e goditjeve dhe shtyrjeve, ishte shkëputur korniza e dritares dhe viktima kishte rënë nga kati i gjashtë i hotelit.

Maria Clara Urdangaray kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nika nuk e pranon fajësinë. Në seancën e parë të rigjykimit, të mbajtur më , Endrit Nika ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Mbrojtja e tij, e përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke argumentuar se vdekja e argjentinases kishte ndodhur aksidentalisht, për shkak të problemeve me sigurinë dhe konstruksionin e dritares së hotelit. Nga ana tjetër, Prokuroria ka qëndruar pranë aktakuzës, duke pretenduar se provat do ta dëshmojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarit.

Në seancën e mëparshme, shqyrtimi ishte ndërprerë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për sigurimin e një përkthyesi të përshtatshëm të gjuhës gjermane. Procesi gjyqësor po zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Gazmend Bahtiri, me anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

Gazeta Sinjali po e përcjell nga afër këtë proces dhe do të raportojë për zhvillimet e seancës së sotme. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali

Burimi: sinjali.com