Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi

0%

Vidhen armë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari dhe sende të tjera me vlerë Një vjedhje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur armë zjarri, para dhe sende të tjera me vlerë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , rreth orës , nga një grua kosovare.

Nga shtëpia janë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari, një çantë, dy orë dore dhe gjësende të tjera. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje për identitetin e personave të dyshuar.

Burimi: Bota Sot