Ekskluzive | Armë, para, ari e “Gucci” zhduken nga një shtëpi në

0%

Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 11 tetorit në rrugën “11 Marsi” në Ferizaj, ku nga një shtëpi janë marrë armë, para, stoli ari dhe sende të tjera me vlerë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pronari, B. B, është kthyer në shtëpi rreth orës , kur fillimisht ka vërejtur disa drita të dëmtuara, ndërsa më pas ka konstatuar se shtëpia ishte demoluar pothuajse në tërësi.

Sipas deklarimit të tij, nga shtëpia janë vjedhur dy armë zjarri me leje, të cilat i përkisnin prindit të tij: një pushkë gjuetie me 20 fishekë, me vlerë rreth 1,800 euro, si dhe një pistoletë Beretta me 50 fishekë, me vlerë rreth 1,200 euro.

Po ashtu, sipas ankuesit, janë marrë edhe rreth 2 mijë euro para të gatshme, 1 mijë denarë maqedonas, stoli ari me vlerë rreth 2,200 euro, një çantë Gucci me vlerë rreth 350 euro dhe dy ora dore me vlerë mbi 200 euro. Pronari ka deklaruar se shtëpinë e kishte mbyllur një ditë më parë, më 10 tetor rreth orës .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informatave të rastit, ai ka shprehur dyshime ndaj disa punëtorëve që prej më shumë se dy javësh po kryenin punime për montimin e një lifti në shtëpi, pasi sipas tij kishin pasur qasje të vazhdueshme në objekt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe Forenzika, ndërsa janë evidentuar edhe kamera të sigurisë që pritet të ndihmojnë në hetime.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com