Ekskluzive | Detaje të reja nga vrasja në Pogragjë – babai dyshohet

0%

Detaje të reja janë siguruar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë brenda shtëpisë së tij. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e Bajram Arifit rreth 29 vjeç. Sipas dyshimeve fillestare, viktima është qëlluar në njërën prej dhomave të ndejës, ndërsa për vrasjen dyshohet babai i tij, Remzi Arifi, i cili pas ngjarjes është larguar nga shtëpia me veturën e tij.

Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, Krim-teknika dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ekzaminimit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion, përfshirë: një pushkë Crvena Zastava M48 një pushkë gjuetie Shotgun, kalibër 12 GA një pistoletë, kalibri i së cilës ende nuk është përcaktuar 58 fishekë të kalibrit 12 GA 10 fishekë të kalibrit 16 GA 4 gëzhoja të kalibrit 12 GA Të gjitha janë sekuestruar dhe pritet të përdoren si prova materiale gjatë procedurës së mëtejme.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë të Gjilanit – Ramiz Arifi dyshohet se iku me Suzuki pas krimit Pas ngjarjes, Policia ka aktivizuar “ Unazën e Çeliktë ” dhe ka angazhuar patrulla e njësi të tjera në kërkim të të dyshuarit. Deri në momentin e raportimit, Remzi Arifi ende ndodhet në arrati.

Rasti po hetohet për “ Vrasje të rëndë ” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com