Policia intensifikon kontrollet në Prishtinë, veturat kapen duke

0%

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet ndaj tejkalimit të shpejtësisë në rrugët nacionale dhe rajonale të Rajonit të Prishtinës. Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, po përdor automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zonat me kufizim prej 80 km/h, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h. Policia ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të zbatohen masa ligjore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi