Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi, dyshohet për

0%

Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë zbulon se Aleksandr Krasii u akreditua më 2026 si asistent i atasheut ushtarak rus në Beograd, pesë vjet pasi u raportua se ishte dëbuar nga Bullgaria në kuadër të një skandali spiunazhi Një diplomat rus, i cili u raportua se ishte dëbuar nga Bullgaria në vitin 2021 në mes të një skandali spiunazhi, është shfaqur në listën diplomatike të Serbisë si asistent i atasheut ushtarak rus.

Sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë (REL), të dhënat e rrjedhura nga bazat ruse të të dhënave sugjerojnë se Aleksandr Aleksandrovich Krasii ka lidhje me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU. Krasii u dëbua nga Bullgaria në kohën kur autoritetet po hetonin një seri shpërthimesh në depot e armëve, për të cilat dyshoheshin shtetas rusë.

Moska në atë kohë mohoi çdo përfshirje në këto incidente. Sipas hulumtimit të REL-it, diplomati rus qëndroi në Serbi për rreth një vit pas dëbimit nga Bullgaria, por emri i tij u shfaq në listën zyrtare diplomatike të Beogradit vetëm në vitin 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Diplomati dhe konsulenti për çështje gjeopolitike e të sigurisë, Nikolla Lluniq, tha për REL-in se rasti ngre pikëpyetje për mënyrën se si institucionet serbe trajtojnë çështjet që lidhen me aktivitetet e mundshme të inteligjencës ruse. “Shërbimet e sigurisë duhet ta kryejnë detyrën që u është caktuar me Kushtetutë dhe ta mbrojnë shtetin nga pikëpamja e sigurisë dhe kundërzbulimit.

Ju [REL-i] e vutë në dukje këtë edhe në vitin 2023, por institucionet nuk reaguan në asnjë mënyrë ”, deklaroi Lluniq. Nga dëbimi në Bullgari te misioni diplomatik në Beograd Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi më për dëbimin e një diplomati rus, si pjesë e një serie masash të ngjashme.

Megjithëse autoritetet nuk e publikuan emrin e tij, mediat bullgare raportuan se bëhej fjalë për nënkolonelin Aleksandr Krasii, i cili shërbente si asistent i atasheut ushtarak rus. Sipas raportimeve të mediave bullgare, Krasii duhej të largohej nga vendi jo më vonë se 5 maji i atij viti.

Ai kishte mbërritur në Bullgari në fillim të vitit 2021, pasi ishte caktuar në shërbimin diplomatik rus në fund të vitit 2020. Gjatë qëndrimit të tij në Bullgari, Krasii u shfaq në një aktivitet të shoqatës së rusofilëve, ku, në emër të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i dorëzoi një dekoratë një aktivisti të kësaj organizate.

REL-i bëri të ditur se nuk mori përgjigje nga institucionet bullgare për rastin, ndërsa as mediat që e identifikuan diplomatin nuk dhanë sqarime lidhur me burimet e informacionit të tyre.

Më shumë se një vit pas dëbimit, Krasii u fotografua në një aktivitet në Universitetin e Mbrojtjes në Beograd, ku merrnin pjesë instruktorë dhe pjesëmarrës të trajnimeve të avancuara në Shkollën e Mbrojtjes Kombëtare. REL-i e identifikoi atë përmes shenjave në uniformën e tij, ku shkruhej “A.A. Krasii”. Në vitin 2026, ai u shfaq në dy aktivitete publike në Beograd.

Në prill mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave me lule, në prag të një takimi të Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik dhe Shkencor-Teknik. Në maj, ai u fotografua edhe në marshimin “Regjimenti i Pavdekshëm”, një ceremoni me origjinë nga Rusia, e organizuar për të përkujtuar ushtarët e Ushtrisë së Kuqe të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë dhe Ambasada Ruse në Beograd nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për koment lidhur me misionin diplomatik të Krasiit.

Dyshimet për shpërthimet në depot e armëve Dëbimi i Krasiit nga Bullgaria ndodhi në kohën kur autoritetet bullgare po hetonin një seri shpërthimesh në depot e armëve dhe objektet e prodhimit të municioneve, të ndodhura ndërmjet viteve 2011 dhe 2020.

Prokurorët bullgarë kishin deklaruar se ekzistonte një “dyshim i arsyeshëm” se shpërthimet në katër depo dhe objekte prodhimi mund të kishin lidhje me helmimin e tregtarit bullgar të armëve, Emilian Gebrev, në vitin 2015, si dhe me shpërthimet në depot e municioneve në Republikën Çeke në vitin 2014.

Sipas një zëdhënësi të Prokurorisë së Përgjithshme bullgare, dyshohej se qëllimi i veprimeve të shtetasve rusë ishte ndërprerja e furnizimit me produkte ushtarake për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Në vitin 2015, Gebrev u sëmur rëndë gjatë një darke në Sofje dhe më pas u shtrua në spital, ku ra në koma. Probleme shëndetësore patën edhe djali i tij dhe drejtori i kompanisë së treg

Burimi: Bota Sot