Remzi Arifi, i dyshuari për vrasjen e djalit të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, vazhdon të jetë në arrati. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar nëse është arrestuar i dyshuari për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin mbrëmjen e së dielës. Valon Osmani nga Policia e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, rreth orës , në fshatin Pogragjë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 29-vjeçar. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit të fundit të Policisë për Sinjalin, ai ende nuk është arrestuar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali
