Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani

0%

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë prapë titullin me klubin nga Thëranda. Komunikata e plotë pa ndërhyrje: “FC Ballkani ka zyrtarizuar rikthimin e Edvin Kuç, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së klubit në vitet e fundit.

Mesfushori rikthehet aty ku ka lënë gjurmë të mëdha, duke qenë kapiten dhe lider i skuadrës në periudhën më të suksesshme të klubit. Me të në fushë, Ballkani shkruajti histori, duke dominuar futbollin kosovar dhe duke u shpallur kampion tre sezone radhazi, përfshirë edhe sukseset në Kupë dhe Superkupë.

Kuç ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit edhe në paraqitjet në arenën evropiane, ku Ballkani u prezantua me dinjitet në Conference League dhe fitoi respekt në nivel ndërkombëtar. Rikthimi i tij shihet si një përforcim i madh në mesfushë dhe një rikthim i një figure që e njeh klubin, dhomën e zhveshjes dhe mentalitetin fitues të skuadrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ballkani rikthen jo vetëm një lojtar, por një kapiten që ka qenë simbol i suksesit të klubit në vitet e arta të fundit”, thuhet në komunikatë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi