Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite komisioni ad-hoc për RTK-në

0%

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën , në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojë sot, të hënën, më 12 tetor, formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, kjo çështje është përfshirë në rendin e propozuar të ditës për seancën e ardhshme plenare. Komisioni ad-hoc pritet të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e RTK-së: dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Mbledhja e Kryesisë është caktuar të mbahet në orën , ndërsa formimi i këtij komisioni është një nga çështjet që do të shqyrtohen. Në rendin e propozuar të ditës janë përfshirë edhe çështje të tjera parlamentare, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë propozime dhe kërkesa të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

Burimi: Bota Sot