Golden Eagle Ylli shënoi fitoren e dytë radhazi në ProCredit Superligë, duke e mundur Pejën me rezultat në përballjen e javës së katërt tw ProCredit Superligws. Khalil Shabazz pati debutim të shkëlqyer për therandasit, duke realizuar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime. Ai ishte shënuesi më i mirë i takimit dhe një nga protagonistët e fitores së vendasve.
Përballja mbeti e hapur deri në periudhën e fundit. Pas 30 minutave, Ylli kryesonte , ndërsa çerekun përmbyllës e fitoi , duke e rritur dallimin në 16 pikë. Te vendasit, Davontrey Thomas kontribuoi me 14 pikë e pesë kërcime, ndërsa Lis Shoshi shtoi gjashtë pikë dhe 12 kërcime.
Për Pejën u dalluan Robert Smith me 24 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Xavier Johnson me 22 pikë e dhjetë kërcime. Pas kësaj përballjeje, të dyja skuadrat kanë nga dy fitore e dy humbje.
