Kosova e Düsseldorfit pëson humbje me përmbysje

0%

Kosova e Düsseldorfit ka pësuar humbje si vendase, duke u mposhtur me rezultat 2:1 nga ESC Rellinghausen 06, në kuadër të javës së nëntë të Landesligas. Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 33-të, kur Halili shënoi. Megjithatë, mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin, fillimisht me golin e Tchalawou në minutën e 45-të.

Ndërsa Rapka shënoi në minutën e 70-të për fitoren e ESC Rellinghausen 06. Pas javës së nëntë, ESC Rellinghausen 06 renditet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Kosova e Düsseldorfit zë vendin e tetë me 12 pikë. Në javën e ardhshme, Kosova e Düsseldorfit do të luajë në udhëtim kundër FC Kray.

Burimi: Bota Sot