Një përleshje mes disa të miturve është raportuar më 9 tetor në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, në afërsi të shkollës së mesme “Fan S. Noli”. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , Policia është njoftuar nga Urgjenca e Qytetit për një të mitur që kishte pranuar trajtim mjekësor pasi ishte përfshirë në një rrahje.
Sipas deklarimeve të dy të miturve të dëmtuar, përleshja kishte ndodhur mes tyre dhe disa të miturve të tjerë pas një mosmarrëveshjeje. Tre persona të mitur janë intervistuar fillimisht në cilësinë e të dyshuarve dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, janë ndaluar për 24 orë. Por rasti ka pasur zhvillime të reja edhe më 10 tetor.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, i cili është intervistuar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. I mituri dyshohet se ka pranuar përfshirjen e tij në rast. Edhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.
Rasti po trajtohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Ekskluzive | Përleshje në “Jara” të Podujevës – njërit i gjendet thikë, tre të mitur që fillimisht ishin viktima kalojnë në të dyshuar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
