Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

0%

Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij në Gjirokastër. Policia shqiptare njoftoi se pasagjeri i automjetit, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti i tipit “Mercedes-Benz” shpërtheu në lëvizje.

Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në makinë. Grupi hetimor po vazhdon punën për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com