Bahri Cani: Mërgimtarët vazhdojnë protestat në Evropë, kërkohet lobim

0%

Gazetari shqiptar i medias gjermane, Bahri Cani, ka bërë të ditur se mërgimtarët shqiptarë kanë vazhduar protestat në disa qytete të Evropës, edhe pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara Sipas Canit, protesta janë mbajtur në Bon, Shtutgart dhe qytete të tjera të Gjermanisë, si dhe në Bruksel.

Organizatorët kërkojnë që krahas protestave të nisë edhe lobimi pranë institucioneve të Bashkimit Evropian për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar nevojën për përfshirjen aktive të institucioneve të Kosovës. Postimi i Canit: Mijëra mërgimtarë kanë vazhduar protestat në shumë vende të Evropës, edhe pas miratimit të ndryshiemve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Protesta ka pasur në Bonn, Stuttgart dhe disa qytete të tjera të Gjermanisë, por një protestë domethënëse ka pasur edhe në Burksel. Organizatorët thonë se përveç protestave, duhet të nisë sa më parë edhe lobimi tek institucionet evropiane për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, në këtë lobim duhet të angazhohen edhe insitucionet e shtetit, sepse nuk mjafton vetëm të miratohet ligji dhe të ndahen para për mbrojtjen. Në Bruksel u kërkuar që të sensibilizohen me çështjen të gjitha autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe Parlamentit Evropian, Komisioni Evropian etj.

Tani Kosova ka të kompletuara të gjitha institucionet e vendit, ndërkohë që mborjtja është duke përgatitur edhe dokumentacionet për procesin e apelit.

Burimi: Bota Sot