Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe Ambasada e SHBA-së në Athinë janë nën hetim nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit. Dy persona të njohur me çështjen ia konfirmuan këtë NBC News. Hetimi u nis pas akuzave për kërkesa financiare, sjellje të pahijshme dhe lidhje të dyshimta me kompani private.
Konsulenti juridik dhe donatori i Donald Trump, Eric Deters, akuzon Guilfoyle, se ajo i kërkoi të paguante një faturë prej 100.000 dollarësh në American Express, pak para seancës së konfirmimit në 2025. Në këmbim, ajo i kishte premtuar akses te zyrtarë të lartë.
Mesazhet e shkëmbyera, të raportuara nga The Wall Street Journal, tregojnë se ajo e udhëzoi Deters të dërgonte paratë drejtpërdrejt te American Express, “që të mos shfaqeshin askund”. Burimet flasin edhe për një mjedis të toksik pune në ambasadë, abuzim verbal, kërkesa luksoze dhe përdorim të avionëve privatë.
Shqetësime të veçanta janë ngritur për lidhjet e saj me kompaninë greke Aktor Group (energji dhe ndërtim) dhe lobistin e saj, Christos Marafatsos, i cili ka marrë pjesë në takime zyrtare, me duke u shfaqur krah ambasadores amerikane .
Përfshihet edhe takimi i 18 prillit 2026 në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua një marrëveshje 20-vjeçare për gaz natyror të lëngshëm (LNG) që përfshinte Aktor LNG USA. Demokratët në Kongres kërkojnë hetime dhe dokumente, ndërsa sekretari Marco Rubio e ka mbështetur publikisht ambasadoren. Guilfoyle dhe avokatët e saj i mohojnë akuzat.
Sipas raporteve, Aktor Group ka paguar lobistin Marafatsos qindra mijëra dollarë për të krijuar lidhje me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Energjisë dhe Shtëpinë e Bardhë. Kritikët thonë se Guilfoyle ka promovuar aktivisht interesat e kësaj kompanie gjatë angazhimeve diplomatike, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe shkelje të rregullave etike.
Në një darkë në Athinë, ajo thuhet se është mburrur me ndikimin e SHBA-së mbi qeveritë e huaja, duke përmendur edhe Greqinë. Ankesat e stafit për sjellje “tiranike”, kërkesa për akull në orët e natës dhe udhëtime luksoze kanë shtuar presionin mbi hetuesit. Demokratët e Kongresit po përgatitin seanca dëgjimore dhe kërkojnë dokumente financiare e komunikime.
Rasti ka shkaktuar debate të forta mbi etikën diplomatike dhe përdorimin e pozitave publike.
