Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për tragjedinë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci. Mazllum Bogujevci dyshohet se mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në këtë incident.
Sinjali ka raportuar se ngjarja dyshohet se lidhet me një ngatërresë të mëhershme, ndërsa motivi i plotë dhe dinamika e rastit ende janë duke u hetuar. Bogujevci po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Njësinë e Kujdesit Intensiv në QKUK.
Drejtori i mjekimit intensiv në QKUK, Shaqir Uka ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se pacienti është i fjetur me barna dhe i lidhur me aparaturë mjekësore. “Gjendja e përgjithshme është relativisht stabile”, ka deklaruar Uka për Sinjalin. Ndryshe, për rastin dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafije Bogujevcit.
Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
