Bashkimi mposhti Borën dhe regjistron fitoren e katërt radhazi në

0%

Bashkimi ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Borën me rezultat në Prizren, në kuadër të xhiros së katërt. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e prizrenasve në kampionat, ndërsa në të gjitha garat Bashkimi ka regjistruar gjashtë fitore rresht, përfshirë edhe ndeshjet në Superkupë dhe FIBA Europe Cup.

Për Borën e Prishtinës, kjo ishte humbja e parë në këtë edicion të Superligës. Ndonëse mysafirët e fituan çerekun e parë, Bashkimi reagoi fuqishëm në të dytin, të cilin e fitoi me rezultat . Prizrenasit vazhduan dominimin edhe në çerekun e tretë, duke triumfuar dhe duke krijuar epërsi të mjaftueshme për ta kontrolluar pjesën e mbetur të ndeshjes.

Lejson Zeqiri ishte ndër më meritorët për fitoren e Bashkimit, me 18 pikë dhe katër kërcime. Adrio Bailey kontribuoi me 12 pikë e pesë kërcime, ndërsa Valon Bunjaku shtoi 11 pikë e tri kërcime. Te Bora, Laolu Oke e përfundoi ndeshjen me tetë pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Terren Allen ishte shënuesi më efikas i ndeshjes, me 18 pikë dhe tri kërcime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë fitore, Bashkimi konfirmon formën e mirë në fillim të sezonit, ndërsa Bora pëson humbjen e parë në elitën e basketbollit kosovar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com