Një krim i rëndë ka ndodhur të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe kunatin, ndërsa plagosi rëndë një familjar tjetër të saj.
Siç raportoi Sinjali, i dyshuari kryesor për këtë rast është Valon Ramushi, i cili, sipas Prokurorisë, dyshohet se përdori një pistoletë të tipit “Bereta”, me leje të skaduar, për të kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevci.
Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe Mazllum Bogujevci, 48-vjeçar, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike dhe gjendja e të cilit u raportua e rëndë, por stabile.
Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan Pas ngjarjes, vetura e të dyshuarit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, çka bëri që Policia të aktivizonte operacionin “Unaza e Çeliktë” për lokalizimin e tij.
Sinjali raportoi se Policia pranoi informatën për të shtëna rreth orës , ndërsa rreth 16 minuta më vonë, në orën , Ramushi u vetëdorëzua në Stacionin Policor.
Tragjedia në Gjilan | Kjo është gruaja që u vra në Livoq – viktima është Nafije Bugujevci Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe se ndaj tij nuk ishte raportuar më parë ndonjë rast i dhunës në familje. Kontrollet janë kryer edhe në tri lokacione të pronave të të dyshuarit.
Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!