Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
