Fenerbahçe ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Rizesporit, me rezultat 3:0. Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar, duke zhvilluar një ndeshje të mirë. Futbollisti ynë luajti për 80 minuta, ndërsa për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore“.
Pas javës së shtatë të kampionatit turk, Galatasaray kryeson tabelën me 16 pikë, i ndjekur nga Amedspor me 14 pikë, ndërsa Fenerbahçe renditet me 13 pikë.
Burimi:
Bota Sot
