Real Madridi fiton ngushtë ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet

0%

Real Madridi ka marrë me vështirësi tri pikë në duelin ndaj Villarrealit, duke e mposhtur me rezultat 1:0. Në minutën e 62-të, Yan Diomande realizoi golin e fitores. Në minutën e 73-të, Real Madridi mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Pas javës së tetë të kampionatit spanjoll, Real Madridi renditet në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Villarreali pozicionohet në vendin e 11-të me tetë pikë.

Burimi: Bota Sot