Bledian Krasniqi dhe Dorian Derbaci shënojnë në Zvicër

0%

Futbollistët shqiptarë Bledian Krasniqi dhe Dorian Derbaci kanë gjetur rrugën drejt golit në kampionatin zviceran. Zurich-u e mposhti Thun-in me rezultat 4:2, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit zviceran. Për Zurich-un shënuan Spadanuda në minutën e 30-të, Bledian Krasniqi në minutën e 37-të, Lichtenstein në minutën e 64-t dhe Keny në minutën e 77-të.

Ndërsa për Thunin realizuan Lengen në minutën e 16-të dhe Dorian Derbaci në minutën e 90-të. Në këtë takim, kapiteni Lindrit Kamberi, Valon Berisha dhe Bledian Krasniqi u paraqitën nga minuta e parë për Zurich-un. Ndërkohë, Dorian Derbaci u aktivizua për Thun-in në minutën e 73-të dhe arriti të shënonte në fund të ndeshjes.

Thuni luajti me një futbollist më pak nga minuta e 67-të, pasi Jan Bamert u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq. Zurich renditet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Thuni zë vendin e nëntë me 10 pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot