Një moment dramatik është regjistruar në ndeshjen mes Real Madridit dhe Villarrealit, ku Vinicius Junior kaloi nga festa në zhgënjim brenda pak çastesh. Braziliani u inkuadrua nga stoli dhe arriti të shënonte gol, duke festuar së bashku me bashkëlojtarët e Real Madridit. Edhe Jose Mourinho vrapoi për ta përgëzuar.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua, ndërsa Vinicius u ndëshkua me karton të kuq pasi kapi kundërshtarin e Villarrealit për flokësh. Kështu, ajo që nisi si një moment feste për madrilenët, përfundoi me përjashtimin e sulmuesit brazilian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
