Përparim Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar gjatë një interviste të shkurtër në SHBA se synimi i tij i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës. Rama është ndaluar për intervistë nga krijuesi i përmbajtjes Khan, i cili e ka pyetur për profesionin dhe pjesën e preferuar të punës së tij.

Duke u prezantuar si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Rama ka thënë se synimi i tij i radhës është të marrë drejtimin e Qeverisë. “Pjesa e preferuar e punës time është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që të pastrojmë dhe rregullojmë shtetin”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nga Khan për kryeministrin aktual, Albin Kurti, Rama ka thënë se ai nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com