Një 16-vjeçar kosovar është arrestuar nga Policia Kantonale e Cyrihut, pasi tentoi t’i shmangej një kontrolli policor me skuter në Dietikon të Zvicrës. Gjatë arratisjes, ai hodhi një çantë që përmbante afro 50 gramë hashas h .
Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, pak para orës , kur një patrullë policore vërejti të riun duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të skuterit në autostradën A1L. Policia i kërkoi të ndalonte përmes sinjalizimit të automjetit zyrtar, por 16-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe vazhdoi lëvizjen në drejtim të Bernës.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të ndaluar, i riu vazhdoi arratisjen, duke shkelur disa rregulla të trafikut. Pak para daljes për në Dietikon, ai parakaloi nga e djathta një autobus turistik, duke përdorur korsinë e emergjencës, shkruan Blick , transmeton Telegrafi. Më pas, gjatë daljes nga autostrada, ai humbi kontrollin mbi skuterin dhe u rrëzua.
Megjithatë, vazhdoi të ikte në këmbë, por pas disa qindra metrash u kap dhe u arrestua nga një polic. Sipas Blick, 16-vjeçari nuk pësoi lëndime. I riu po drejtonte skuter të vjedhur Gjatë arratisjes, adoleshenti hodhi një çantë, në të cilën policia gjeti afro 50 gramë hashash.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se skuteri ishte i vjedhur dhe se i riu nuk kishte lejen e nevojshme për ta drejtuar atë. 16-vjeçari kosovar, i cili jeton në kantonin e Aargaut, do të përballet me procedura pranë prokurorisë kompetente për të mitur për disa vepra të dyshuara.
