​Aksident trafiku në Rudare, përfshihet edhe automjeti i KFOR-it

0%

Një aksident trafiku mes një veture civile dhe një automjeti të KFOR-it austriak ka ndodhur sot në Rudare të Zveçanit. Komandanti i Njësisë për Trafik Rajonal në Mitrovicë të Veriut, Munish Avdiu, tha për KosovaPress, se në këtë aksident fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. “Rasti ka ndodhur rreth orës , në fshatin Rudare.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet privat dhe një automjet i KFOR-it austriak. Nuk ka persona të lënduar. Lëvizja e pakujdesshme e automjetit civil e ka goditur veturën e KFOR-it dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Avdiu.

Burimi: Bota Sot