Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Hungarisë për statusin

0%

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po qëndron për vizitë në Budapest, ku ka kërkuar mbështetjen e Hungarisë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Sipas njoftimit zyrtar, Zulfaj e ka nisur vizitën me një takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, László György Velkey.

Gjatë takimit, ai e ka falënderuar Hungarinë për kontributin në paqen dhe sigurinë e Kosovës përmes misionit të NATO-s, KFOR. “Hungaria është kontribuuesi i madh i misionit”, ka deklaruar Zulfaj. Ai ka vlerësuar edhe programin e bursave “Stipendium Hungaricum”, përmes të cilit qindra studentë nga Kosova kanë pasur mundësi të studiojnë në universitetet hungareze.

Një nga temat kryesore të takimit ishte procesi i integrimit evropian të Kosovës, në prag të publikimit të Pakos së Zgjerimit nga Komisioni Evropian, që pritet në fund të tetorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zulfaj ka kërkuar mbështetjen aktive të Budapestit për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në merita, respektimin e vlerave themelore evropiane dhe përafrimin me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova i përmbush këto vlera përmes demokracisë, lirisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Në fund, kryenegociatori ka falënderuar Hungarinë për mbështetjen e deritanishme dhe ka përshëndetur rolin e saj në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, duke kërkuar përkrahjen e Budapestit në hapat e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com