Ekskluzive: Ky është vëllai i gruas që dyshohet se u vra nga dhëndrri

0%

Egzon Bogujevci dyshohet se është njëri nga dy personat që mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Bogujevci është vëllai i bashkëshortes së të dyshuarit, Valon Ramushi.

Në këtë ngjarje të rëndë, përveç dy personave që dyshohet se janë vrarë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com