Begolli njofton një rekord në Drejtorinë e Kadastrit: Trajtim i

0%

Drejtori i Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka njoftuar se sot u arrit një rekord në trajtimin dhe përfundimin e lëndëve në sektorët e Kadastrit dhe Gjeodezisë. Sipas Begollit, ky është një sukses i jashtëzakonshëm.

Drejtori Begolli pohon se, ndonëse Prishtina ka numrin më të madh të kërkesave dhe lëndëve në ditë, Drejtoria është e para për nga shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e tyre. “Qytetarët meritojnë institucione që punojnë, shërbime pa vonesa dhe përgjegjësi në çdo proces” d eklaroi ai.

Ky është njoftimi i plotë i tij: Sot po e përmbyllim javën me një sukses të jashtëzakonshëm në Drejtorinë e Kadastrit dhe Gjeodezisë! Kemi arritur një rekord në trajtimin dhe përfundimin e lëndëve në sektorët e Kadastrit dhe Gjeodezisë. Edhe pse Prishtina ka numrin më të madh të kërkesave dhe lëndëve në ditë, ne jemi të parët për nga shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme të zyrtarëve tanë, të cilët çdo ditë angazhohen për të ofruar shërbime sa më të shpejta, efikase dhe cilësore. Falënderim i veçantë për të gjithë zyrtarët e Drejtorisë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm!

Mbi të gjitha, faleminderit qytetarëve të Prishtinës për besimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Qytetarët meritojnë institucione që punojnë, shërbime pa vonesa dhe përgjegjësi në çdo proces. Vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, sepse puna dhe rezultatet janë përgjigjja më e mirë ndaj besimit të qytetarëve! Në shërbim të qytetarëve, çdo ditë!

Burimi: Bota Sot