Gresa Bakraqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin e Ballkanit

0%

Atletja kosovare, Gresa Bakraqi, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u mbajt në Volos. Bakraqi u ngjit në podium pas një paraqitjeje shumë të mirë, duke e përfunduar garën me kohën 9 minuta e 37.26 sekonda. Ky është një tjetër rezultat i shkëlqyer për atletikën kosovare.

Ndërsa suksesi i saj vjen si dëshmi e punës dhe përkushtimit në arenën ballkanike.

Burimi: Bota Sot