I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

0%

Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit. Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, teksa burime të medias pohojnë se ai është një sipërmarrës i njohur në rrethinë. Ramushi ka në pronësi një lagje në Makresh, e po ashtu edhe biznesin “Loni Therm”.

Shkas i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet të ketë qenë kërkesa e viktimës për divorc nga Ramushi. Në raportin zyrtar, policia ka bërë me dije se Egzoni u vra brenda në veturë. Me të njëjtën armë, i dyshuari qëlloi edhe drejt gruas së tij, Nafijes, të cilën pa shenja jete e dërgoi në Emergjencën e Gjilanit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit” deklaron policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot