Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet

0%

Familjet e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Itali, kanë përfituar gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim, rreth 18 muaj pas tragjedisë. Viktimat, të moshës 21 dhe 23-vjeçare, vdiqën më në një aksident në autostradën A22, në veri të Italisë, në segmentin mes Chiusës dhe Bressanones.

Ata ishin duke udhëtuar drejt vendit të punës kur ndodhi përplasja fatale. Sipas raportimeve të mediave italiane, kompensimi është paguar nga kompania e sigurimeve të automjetit të kompanisë ku punonin dy të rinjtë, si dëmshpërblim për familjet e tyre pas humbjes së të afërmve. Njëri nga të rinjtë ishte me prejardhje nga Malisheva, ndërsa tjetri nga Deçani.

Të dy jetonin prej vitesh në zonën e Bolzanos dhe punonin në sektorin e ndërtimit. Aksidenti ndodhi rreth orës të mëngjesit, derisa furgoni i kompanisë po udhëtonte nga Bolzano në drejtim të Brunicos, ku të rinjtë do të punonin në një kantier ndërtimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga mediat italiane, drejtuesi i furgonit po kthehej nga korsia e parakalimit në korsinë e zakonshme, kur përpara tij ndodhej një kolonë kamionësh që lëviznin ngadalë. Automjeti nuk arriti ta shmangte përplasjen dhe goditi pjesën e pasme të një kamioni me targa rumune. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com