Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

0%

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga skela gjatë punimeve ndërtimore në Serres të Greqisë. Pas aksidentit, ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit, ku, pavarësisht trajtimit, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, ngjarja ndodhi rreth orës të paradites, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti në vendin e punës.

Burimi: sinjali.com