United rrezikon

0%

Manchester United mund të pësojë një humbje të konsiderueshme financiare nëse talenti i ri JJ Gabriel vendos të largohet nga klubi, pasi futbollisti ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin anglez. Sipas mediave britanike, Gabriel, i cili mbushi 16 vjeç më 6 tetor, ka kërkuar në shtator anulimin e regjistrimit të tij në akademinë e Manchester Unitedit.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime në klub, pasi konsiderohet një prej talenteve premtues për të ardhmen. Largimi i mundshëm i tij është bërë temë diskutimi edhe për faktin se trajneri Michael Carrick thuhet se kishte planifikuar t’i jepte mundësinë të debutonte në ekipin e parë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Brightonit.

Megjithatë, pas raportimeve për dëshirën e lojtarit për t’u larguar, ai nuk u përfshi në atë përballje. Manchester United mund të përfitojë shumë më pak nga largimi i tij Problemi kryesor për klubin anglez lidhet me statusin kontraktual të futbollistit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Meqenëse Gabriel nuk ka nënshkruar kontratë profesionale, Manchester United nuk mund të kërkojë automatikisht një shumë të zakonshme transferimi, siç do të ndodhte me një lojtar të lidhur me kontratë afatgjatë. Siç raportohet, nëse 16-vjeçari transferohet te një klub evropian, Unitedi mund të përfitojë vetëm rreth 350 mijë funte në formë kompensimi për zhvillimin e lojtarit.

Megjithatë, situata mund të jetë ndryshe në rast të një transferimi te një klub tjetër i Premier League-s. Sipas “The Guardian”, klubet angleze duhet të negociojnë drejtpërdrejt me Manchester Unitedin për një marrëveshje, ndërsa kompensimi mund të kalojë tre milionë funte, me mundësinë e përfshirjes edhe të një klauzole prej 20 për qind nga transferimi i ardhshëm i lojtarit.

Ndërkohë, Manchester Unitedi i ka ofruar Gabrielit një bursë formale për sezonin e ardhshëm, por kjo nuk garanton që talenti i ri do të vazhdojë karrierën në klub. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, ndërsa drejtuesit e Unitedit synojnë ta bindin të qëndrojë dhe të vazhdojë zhvillimin në akademinë e klubit.

Burimi: Bota Sot