Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë vikend, më 10 dhe 11 tetor, ku e shtuna pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa të dielën parashikohen vranësira dhe reshje shiu në vend. Sipas IHMK-së, të shtunën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa lokalitete mund të ketë edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë. Ndërkaq, e diela do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.
Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin në 12 deri në 16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
