Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë

0%

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë të administratës amerikane për CNN. Zacharia është një komentatore konservatore, e cila ka punuar për një periudhë të shkurtër në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

Sipas CNN, ditët e fundit Trump ka kontaktuar disa prej aleatëve dhe këshilltarëve të tij më të afërt për të marrë mendimin e tyre rreth emërimit të saj. Mes tyre ishte edhe Karoline Leavitt, ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Burimet bëjnë të ditur se Trump kërkoi këshillën e Leavitt-it përpara se të merrte vendimin përfundimtar dhe t’i ofronte Zacharia-s postin e ri.

Emërimi i saj vjen në kuadër të ndryshimeve në ekipin e komunikimit të presidentit amerikan. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com