Foda befason me vendimin për Izraelin – lë jashtë futbollistin që

0%

Franco Foda ka bërë zgjedhjet e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit, ku Kosova do të kërkojë fitoren e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. Për këtë përballje, përzgjedhësi i “Dardanëve” ka vendosur që Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu të mos jenë pjesë e listës së lojtarëve të gatshëm për ndeshjen.

Të tre futbollistët janë pjesë e grupit të grumbulluar, por nuk figurojnë në listën zyrtare të 23 lojtarëve për duelin në Debrecen. Befasia më e madhe ishte lënia jashtë nga grumbullimi e Zabërgjës, i cili në të dyja ndeshjet, pra, me Irlandën dhe Austrinë, kishte luajtur nga minuta e parë.

Baton Zabërgja Fehmi Sejdijaj Kosova e nisi këtë edicion me fitore 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në Prishtinë, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 3-1 në udhëtim ndaj Austrisë. Me tri pikë, “Dardanët” ndodhen në vendin e dytë në Grupin B3, pas Austrisë. Foda e ka cilësuar Izraelin si një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të tij në dy ndeshjet e para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përzgjedhësi gjerman ka theksuar se izraelitët kanë lojtarë teknikë, të shpejtë dhe me cilësi individuale, ndërsa ka paralajmëruar se Kosova duhet të jetë agresive në këtë përballje./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi