Kosova Dusseldorf sfidohet nga Rot-Weiss Essen i Bundesligës III

0%

Një mbrëmje shumë e veçantë e Kupës po afron. FC Kosova Dusseldorf do të përballet në 1/8 e finales së Kupës së Rajonit të Renit me Rot-Weiss Essen. Për klubin, kjo ndeshje është shumë më tepër se vetëm një ndeshje tjetër e Kupës. Është një moment historik dhe një vlerësim i madh për zhvillimin dhe punën që është bërë në FC Kosova gjatë viteve të fundit.

Përballë FC Kosova-s do të jetë Rot-Weiss Essen, një klub me traditë të madhe dhe aktualisht pjesëmarrës në ligën e tretë të Gjermanisë (BUndesliga III). Ndërsa FC Kosova luan në Landesliga, kjo ndeshje i jep klubit të Düsseldorf-it një mundësi të veçantë për t’u përballur me një ekip të një niveli kaq të lartë dhe për ta prezantuar klubin në një skenë të madhe.

Pikërisht ndeshje të tilla tregojnë se çfarë e bën futbollin, dhe veçanërisht Kupën, kaq të veçantë: klube të ndryshme, kushte të ndryshme, por për 90 minuta i njëjti synim. FC Kosova e ka fituar këtë mundësi përmes rrugëtimit të saj në Kupë. Me fitoret ndaj SV Scherpenberg dhe SG Essen-Schönebeck, skuadra arriti të kualifikohej në 1/8 e finales dhe siguroi përballjen me Rot-Weiss Essen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për lojtarët, trajnerët, drejtuesit, tifozët dhe gjithë familjen e FC Kosova-s, kjo ndeshje është diçka vërtet e veçantë. Të kesh mundësinë të përballesh me një klub me traditën dhe historinë e Rot-Ëeiss Essen është një nder dhe vlerë e madhe për FC Kosova-n. Është gjithashtu një mundësi që nuk vjen çdo ditë”, thuhet nga FC Kosova.

Ora Stadiumi në Hafenstraße Hafenstraße 97a, Essen, Gjermani

Burimi: Bota Sot