Tifozët finlandezë po përgatisin “kurthin”

0%

Ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga ndeshja Finlandë – Shqipëri, e vlefshme për Ligën C, kompeticioni Liga e Kombeve, Grupi 1, pritshmërit kanë kapur “majat”. Sipas raportimeve të fundit nga mediat nordike, bëhet e ditur se deri tani janë shitur më shumë se 20 mijë bileta të “Helsinki Olympic Stadium”, kapacitet maksimal prej 32 500 spektatorësh.

Në këtë trajtë, tifozët finlandezë po përgatisin “kurthin” për të mposhtur kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran me “lojtarin e 12”-të. Në grupin e mësipërm, pas 2 ndeshje, Shqipëria kryeson me 6 pikë, ndjekur nga Finlanda me 4 të tilla, Bjellorusia në kuotën 1 pikë, kurse San Marino ende 0.

Përfundimi i ndeshjes Finlandë – Shqipëri, do të jetë përcaktuese edhe për fatet e liderit në këtë grup..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot