Cristiano Ronaldo shtang tifozët me reagimin zyrtar

0%

Pas shumë aludimesh për largimin e Cristiano Ronaldos nga kampi stërvitor me Portugalinë, ka reaguar vetë sulmuesi, përmes postimit në Instagram. 41-vjeçari luzitan ka bërë të ditur se pas konferencës së trajnerit Jorge Jesus, ka vendosur të largohet nga ekipi, ndërsa shprehet se do t’i tregojë portugezëve më vonë arsyen e këtij vendim.

“Pas konferencës për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam marrë vendimin për t’u larguar nga kampi stërvitor i ekipit. Me kalimin e kohës, do t’u tregoj të vërtetën të gjithë portugezëve për arsyet që motivuan largimin tim nga ekipi kombëtar, të cilit i jam përkushtuar gjithmonë.

Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të ekipit, pa përjashtim”, reagimi i “CR7”-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot