Besa Famgas ka shënuar fitore ndaj Deçanit në ndeshjen e parë të edicionit 2026/2027 të Superligës së Kosovës në hendoll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, në ambient të bukur sportiv, Besa Famgas fitoi me rezultat . Deçanasit dominuan në pjesën e parë dhe ishin vazhdimisht në epërsi. Por skuadra pejane u kthye në fund për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë Besa Famgasi mori kontrollin dhe mbajti vazhdimisht epërsi për dy pikët e para kampionale. Jon Muqolli ishte më efikasi te Besa Famgas me shtatë gola. Gjashtë i realizoi Deniz Terziqi. Ilir Istrefaj kontribuoi me pesë gola. Te Deçani, shtatë gola i kishte Egzon Gjuka, kurse gjashtë i realizoi Albi Gjuka.