Marc Marquez bën ligjin në pistën e Brnos

0%

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi të dielën garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në MotoGP. Në pistën e Brno, spanjolli bëri një paraqitje shumë të mirë, duke korrur suksesin e dytë sezonal, i dyti radhazi. Një fitore që rikthen Marquez në grupin e pretendentëve për titull, që përfitoi edhe nga mungesa në këtë garë e kryesuesit të botërorit, Marco Bezzecchi.

Piloti i Aprilia u pezullua nga organizartorët pas një incidenti me një komisar të garës ditën e shtunë. Gjithsesi, Bezzecchi ruan mkreun e renditjes. Në vendin e dytë u rendit japonezi i Aprilia Trackhouse, Ai Ogura, rezultati i tij më i mirë në MotoGP. Podiumi kompletohet me italianin e Ducati, Francesco Bagnaia, fitues të shtunën i garës sprint.

Burimi: Bota Sot