E plotësuar: Në natën e 15-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Çlirim Haziri ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke theksuar rëndësinë e historisë së luftës dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës. Haziri tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të flasin për këtë histori me lehtësinë e dikujt që nuk e ndien peshën e saj.
“Institucionet tona, boll se si flitet me lehtësinë e atij që nuk ndjen peshën e kësaj historie”, u shpreh ai. Ai theksoi se përkushtimi ndaj UÇK-së nuk lidhet vetëm me faktin nëse dikush ka mbajtur armë në dorë, duke iu referuar mijëra të rinjve që kanë lindur pas vitit 1999. “Dhe këtu, vëllezër e motra, nuk është puna a e ke mbajtur armën në dorë apo jo. Shikojeni këtë shesh.
Këtu sonte ka mijëra djem e vajza që kanë lindur pas vitit 1999, që nuk kanë dëgjuar kurrë krismën e pushkës, por që u vlon gjaku dhe e kanë UÇK-në të gdhendur në zemër e në vetëdije”, tha Haziri. Sipas tij, të rinjtë e dinë çmimin e lirisë dhe vazhdojnë t’i dalin zot asaj çdo ditë. “Këta e dinë çmimin e lirisë dhe i dalin zot asaj çdo ditë.
Kjo është arsyeja që prej 15 netësh në këtë shesh dëgjohet ‘UÇK’”, përfundoi ai. Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës “Jo në emrin tim” Në Prishtinë po mbahet sonte, më 30 shtator, protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo është nata e 15-të e protestës me moton “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protestuesit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Më , Gjykata Speciale i shpalli fajtorë në shkallë të parë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin dhe u shqiptoi dënime me burgim. Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar për 15 net radhazi në qendër të Prishtinës, me pjesëmarrës që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.
Tubimet janë zhvilluar në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur qëndrimet e tyre në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të shkallës së parë.
