Kombëtarja U21 e Kosovës ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Qipros me rezultat 2-1. Ndeshja u zhvillua në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Qipro kaloi në epërsi në minutën e 52-të. Savvas Kontopoulos shënoi për 1-0. Kosova reagoi shpejt.
Në minutën e 69-të, Hekuran Berisha realizoi nga penalltia për 1-1. Vetëm shtatë minuta më vonë, Berisha u shndërrua në asistues. Ai i dha një pasim Lirim Jasharit, i cili shënoi me një goditje nga rreth 20 metra. Kështu, Kosova përmbysi rezultatin në 2-1. Në fund, ndeshja u tensionua. Dy futbollistë të Qipros u ndëshkuan me karton të kuq.
Kosova e ruajti epërsinë deri në fund dhe mori tri pikë të rëndësishme. Pas nëntë ndeshjeve, Kosova ka 14 pikë dhe renditet e katërta në grup. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
