Istogu e fiton ndeshjen e parë të edicionit

0%

Hendbollistet e Istogut e kanë nisur me fitore kampionatin e ri të Kosovës. Të mërkurën në palestrën “Dresha” në Banjë, Istogu fitoi ndaj Ferizajt me rezultat . Eya Nasr udhëhoqi istogaset me 13 gola. 12 i realizoi Mayssem Azri. Te Ferizaj nga pesë gola i shënuan Lorena Matarova, Sevdanur Ozkan dhe Elsa Kongjeli.

Ndeshjet tjera të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave zhvillohen më vonë.

Burimi: Bota Sot