Visar Alimehaj: Sqarim publik lidhur me komentet e mia të mëparshme

0%

Ish nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, ka sqaruar opinionin lidhur me komentin e tij para disa ditëve. “Sqarim publik lidhur me komentet e mia të mëparshme.

Pas reagimeve të fundit dhe kërkesës për demant nga avokati i Bahri Gjinovcit lidhur me një pjesë të deklarimit tim të mëparshëm, e shoh të nevojshme që të bëj një sqarim të plotë dhe të qartë para opinionit publik. Në deklarimin tim të mëparshëm kam përdorur shprehjen se z. Ismet Krasniqi nuk ishte takuar me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kanadasë “me urdhër të Bahri Gjinovcit”.

Këtë pjesë dua ta korrigjoj qartë. Deklarimi im është bërë bazuar në rrethanat, informacionin dhe perceptimin që kam pasur në atë kohë. Kam pasur bindjen se z. Gjinovci mund të kishte ndikuar në një mënyrë ose në një tjetër në mosrealizimin e këtij komunikimi. Megjithatë, unë nuk posedoj dëshmi të drejtpërdrejtë që dëshmon se z. Bahri Gjinovci i ka dhënë ndonjë urdhër z.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ismet Krasniqi për të mos u takuar me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kanadasë. Për këtë arsye, nuk dëshiroj që një përfundim apo bindje e imja, e bazuar në rrethanat që kam pasur në dispozicion, të paraqitet si një fakt i provuar. Prandaj, emrin e z.

Bahri Gjinovci e tërheq nga kjo pjesë e deklarimit tim dhe nuk ia atribuoj më si fakt një veprim për të cilin nuk kam dëshmi të drejtpërdrejtë. Ky sqarim nuk është pranim i keqdashjes dhe as nuk nënkupton se komunikimet, kontaktet dhe çështjet e tjera që kam ngritur lidhur me këtë rast nuk kanë ekzistuar.

Edhe një gjë tjetër ta sqaroj pasi qe i kam sqaruar edhe gazetarit Kemajl por edhe Agim Kasapollit pasi qe me kontaktuan. Unë nuk kam thënë dhe nuk dua të krijoj përshtypjen se Komiteti Olimpik i Kanadasë kishte marrë përsipër të investonte apo të ndërtonte një communitt center.

Ideja për një Canadian-Kosovar Community Sports Centre ishte një koncept që e kam menduar dhe diskutuar si një mundësi të mëvonshme, nëse do të krijohej fillimisht një bashkëpunim institucional ndërmjet dy Komiteteve Olimpike. Kete id ee kam diskutuar me nje zyrtar nga Sport Canada.

Një nga idetë që kam diskutuar ishte që, nëse një projekt i tillë do të realizohej, ekipet kombëtare kanadeze që do të merrnin pjesë në gara të mëdha në Evropë, si Kampionate Botërore apo Olimpiada, të kishin mundësi ta përdornin këtë qendër dhe të qëndronin në Kosovë para garave.

Kjo ishte një ide dhe vizion për një projekt të mundshëm, jo një marrëveshje e nënshkruar dhe jo një zotim financiar i Komitetit Olimpik të Kanadasë. Te keni parasysh une nuk isha person me autorizime shtetrore apo institucionale qe te merrja ndonje zotim zyrtar. Për mua, hapi i parë ka qenë gjithmonë krijimi i një marrëveshjeje dhe bashkëpunimi ndërmjet dy Komiteteve Olimpike.

Pse e nisa këtë proces? Para se të kontaktoja z. Ismet Krasniqi, unë kisha krijuar dhe zhvilluar kontakte me një numër organizatash sportive dhe institucionale në Kanada, me qëllimin që këto lidhje t’i përdorja për të krijuar mundësi për sportin e Kosovës.

Në mesin e tyre kanë qenë: Volleyball BC; Volleyball Canada; Sitting Volleyball Canada; Ëheelchair Basketball BC; Sport BC; Canadian Paralympic Committee; Canadian Olympic Committee. Pas fillimit të komunikimit me z.

Ismet Krasniqi, kam komunikuar gjithashtu me persona dhe institucione të tjera në Kanada dhe Kosovë, përfshirë edhe institucione federale kanadeze përgjegjëse për sportin dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. E gjithë kjo është bërë me qëllimin që sportistët, trajnerët dhe sporti i Kosovës të përfitonin nga bashkëpunimi dhe njohuritë që ekzistonin në Kanada.

Nuk kam kërkuar dhe nuk kam pasur ndonjë interes personal nga kjo nismë. Pozita ime profesionale në sektorin sportiv në Kanada më kishte mundësuar të krijoja kontakte me njerëz dhe organizata të ndryshme dhe kam dashur që këtë rrjet ta përdor në funksion të sportit të Kosovës.

Une per vetem 3 vite pune ne Sportin Kanadez kam arritur qe gjithe keta njerez ti binde qe te kenw mirkuptimin ti ndihmojn sportit te Kosoves. Në komunikimet e mia me z. Ismet Krasniqi, ideja fillestare nuk ishte ndërtimi i ndonjë qendre sportive.

Bëhej fjalë për krijimin e një bashkëpunimi profesional ndërmjet dy Komiteteve Olimpike, përfshirë mundësi për: shkëmbim të sportistëve dhe trajnerëve; zhvillim profesional; trajnime për trajnerë; përdorimin e platformave dhe kurseve të Coaches Association of Canada; dhe forma të tjera të bashkëpunimit që mund t’i identifikonin vetë institucionet. Madje, në atë kohë i kam thënë z.

Krasniqi, në thelb: “Ti e din më mirë çka i nevojitet Kosovës. Në takim kërko çfarëdo që i nevojitet Kosovës dhe pastaj lema mu tiu grahi puneve ketu.” Per si ka shkuar menyra e komunikimot dhe pse nuk kane takuar palet, po e le se ndoshta vete Komiteti Olimpik i Kanadas do e spjegoj sepse tani KOK i ka derfuar nje leter zyrtare ku kerkon sqarime.

Kjo eshte hera e pare qe KOK iu drejtua Komitetit Olimpik Kanadez por e konsideroj si pozitive. Une gjithmone kame menduar se i kam borgj sportit te Kosoves dhe veçanarisht Volejbollit dhe me kete mendoj se i kam dal hakut” , ka sqaruar Alimehaj.

Burimi: Bota Sot