Sheshi nuk mbetet thatë as natën e 15-të, nis protesta në Prishtinë

0%

Ka nisur nata e 15-të e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Edhe sonte, një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Qytetarë nga Prishtina dhe vende të tjera kanë dalë në shesh, ndërsa protesta po vazhdon me pankarta dhe thirrje në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atmosfera në shesh është e ngarkuar me emocione, ndërsa qytetarët po qëndrojnë të mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit. Protestat kanë nisur pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Kjo është nata e 15-të radhazi që qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër këtij vendimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com