Kosova U21 fiton edhe ndaj Qipros

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë rresht, në kualifikimet e kësaj grupmoshe për Evropianin 2027. “Shpresat e Kosovës” të mërkurën mbrëma fituan 2:1 ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me përmbysje të rezultatit.

Hekuran Berisha në minutën e 69-të nga penalltia dhe Lirim Jashari me asistim të Berishës në minutën e 76-të, e zhvlerësuan golin Savvas Kontopoulosit në minutën e 52-të. Qiprotët e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak. Georgios Angelopoulos dhe Zacharias Ioannides u përjashtuan nga loja në minutat 78 dhe 85.

Ishte ndeshja e parafundit e Grupit A kualifikues për “Euro 2027”, që vitin tjetër organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Kosova tani i ka 14 pikë në vendin e tretë në nëntë ndeshje. Qiproja e pesta, e parafundit, i ka tri pikë. San Marino është e fundit pa pikë. Grupit A i prin Finlanda me 22 pikë, një më shumë se Spanja që e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj San Marinos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll 30 sht 2026 Shpresat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Qipros Rumania është e treta me 16 pikë. Kosova nuk ka gjasa për kualifikim tutje. Renditjen më të mirë përfundimtare mund ta ketë në vendin e tretë, por duhet shpresuar në dështimin e Rumanisë në ndeshjen e fundit, që ballafaqohet me Spanjën. Kosova duhet të fitojë ndaj Finlandës.

Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu, ndaj Finlandës luan më 6 tetor nga ora .

Burimi: Koha