Gabimi i rinisë gati sa s’i kushtoi me jetë: Gruas në SHBA i

0%

Christa Pike nuk u ekzekutua të mërkurën, ndonëse gjithçka ishte gati për zbatimin e dënimit me vdekje. Ekzekutimi i 50-vjeçares u pezullua pak më shumë se një orë para kohës së caktuar. Gjykata e Apelit e Qarkut të Gjashtë në SHBA vendosi pezullimin, duke thënë se gjyqtarëve u duhet më shumë kohë për të shqyrtuar argumentet në rastin e saj. Pike ndodhet në burg që nga viti 1996.

Ajo u dënua me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer. Vendimi i fundit erdhi vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi kërkesën e saj për shtyrjen e ekzekutimit. Edhe guvernatori i Tennessee-s kishte refuzuar kërkesën për falje. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë pezullimi i ri dhe kur mund të caktohet një datë tjetër për ekzekutimin.

Gabimi i rinisë i kushton me jetë: Pas më shumë se dy shekujsh, Tennessee pritet të ekzekutojë një grua Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com