Maqedonci takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe

0%

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për zhvillimet në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit, në fokus të takimit ka qenë zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht në aktivitetet e përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjes. Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e prokurimeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se ky bashkëpunim synon avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë. Sipas saj, përmes këtyre angazhimeve, Kosova synon të forcojë rolin e saj në kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjermania, ndërkaq, është cilësuar si një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Kosovës në procesin e ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë kolektive.

Burimi: Bota Sot